75 Mall Live Search
12:43 / E Premte, 01 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Klopp ka shumë justifikime kur nuk fiton Liverpooli, tifozi ia dokumenton të gjitha në Twitter

Klopp ka dështuar të mposht Leicesterin të mërkuren mbrëma me skuadrën e tij, ndërsa gjermani gjeti një justifikim të ri për të shtuar në koleksionin e tij.

Liverpool nuk shfrytëzoi humbjen e Manchester Cityt ndaj Newcastle për t’iu larguar 7 pikë rivalëve të tyre më të afërt.

Klopp fajësoi borën në fushë, ndonëse ai u kritikua se pas pjesës së parë urdhëroi që të pastrohej vetëm pjesa e fushës ku ishte i vendosur sulmi i Liverpoolit.

“Ju e patë se topi nuk rrokullisej mirë. Kur e keni posedimin 70 deri 80 përqind të kohës kjo e bën të vështirë punën” deklaroi Klopp.

Ankesat e Klopp duket se i ka vërejtur një tifoz në Tëitter, i cili theksoi se nuk është hera e parë që Klopp ankohet pas ndeshjeve që nuk i fiton. /IndeksOnline/