75 Mall Live Search
14:39 / E Mërkurë, 04 Tetor 2023 / L K

Klopp kërkon që ndeshja Liverpool-Tottenham të luhet përsëri

Jurgen Klopp ka kërkuar që ndeshja mes Liverpoolit e Tottenhamit të përsëritet. Trajneri gjerman ka bërë këtë kërkesë pasi dolën audio-inçizimet ku u konstatua gabimi i gjyqtarëve në VAR.

“Mendoj se rezultati i vetëm për ndeshjen Tottenham-Liverpool duhet të jetë një përsëritje e ndeshjes. Jam i bindur se kjo nuk do të ndodhë, sepse është e paprecedentë, por do të ishte versioni më i drejt” ka thënë Klopp.

Në këtë ndeshje Liverpoolit iu anulua një gol i pastër nga dhoma e VAR-it ndërsa gjyqtari kryesor kishte edhe disa vërejtje në gjykimin e ndeshjes./Indeksonline/