Klopp komenton ndeshjen me Arsenalin, përmend edhe Shaqirin

Skuadra e Liverpoolit mbrëmë e tregoi vetën ndaj Arsenalit, ku arriti të marrë tre pikë të plota nga kjo përballje.
Me tre gola të shënuar, ‘The Reds’ triumfuan në këtë sfidë, duke e përmirësuar renditjen e tyre në tabelë, shkruan IndeksOnline
Pas ndeshjes foli edhe tekniku Klopp i cili tha se është i kënaqur me paraqitjen e futbollistëve të tij.
“Ishte një ndeshje tejet e mirë, 10 minutat e parë ishim pak të ngadaltë, por nga ai moment ishim në nivel”, tha ai.
“Përgjithësisht mbrojtja ishte ashtu siç duhej të ishte, natyrisht që jam i lumtur për tre pikë”, shtoi ai.
“Kjo është hera e parë në këtë sezon që kishim lojtarët të gatshëm dhe të stërvitur mirë, Chamberlain, Keita dhe Shaqiri janë në formë të mirë”, tha Klopp.
“Diogo ishte në formë të mirë dhe i freskët kur hyri, poashtu edhe Alexander-Arnold tregoi klasin e tij”, përfundoi Jurgen Klopp.