75 Mall Live Search
13:15 / E Diele, 22 Qershor 2025 / Gj. Sh

Klopp komenton vendimin e Wirtz për tu bashkuar me Liverpulin

Ish-trajneri i Liverpulit, Jurgen Klopp ka komentuar vendimin e Florian Wirtz për tu bashkuar me Liverpulin.

Ai thotë se sulmuesi gjerman ka bërë një zgjidhje shumë të mirë dhe beson se do të shkëlqej me fanellën e ”redsave”, shkruan IndeksOnline.

“Do të jetë vërtet, vërtet fantastike, jam i sigurt për këtë. Liverpooli është një ekip fantastik dhe ata ishin të shkëlqyer edhe sezonin e kaluar. Është shumë e vështirë të forcohesh kur je kampion, por Liverpooli ia ka dalë mbanë. Ata kanë nënshkruar me një talent të jashtëzakonshëm, Florian Wirtz . Mezi pres ta shoh. Do të jetë mirë.”, ka deklaruar Kopp.

Kujtojmë që Liverpuli ka paguar 150 milionë euro për transferimin e Wirtz nga Bayer Leverkusen./IndeksOnline/