Klopp konfirmon dy lëndime të reja te Liverpooli, situata është alarmante

Nuk kanë të ndalura lajmet e këqija nga kampi mjekësor i Liverpoolit. Jurgen Klopp ka konfirmuar dy lëndime të reja në skuadër.
Dy mesfushorët, Gravenberch dhe Endo janë lënduar në finalen e kupës ndaj Chelseat.
“Gravenberch do të mungoi së paku dy ndeshje.
Endo është lënduar poashtu dhe jemi duke bërë ekzaminime të reja për lëndimin e tij.
Salah, Nunez e Szoboszlai do të provohen për ndeshjen e fundjavës por nuk është e sigurt se do të jenë aty” ka thënë Klopp./Indeksonline/