Klopp konfirmon mungesën e dy yjeve për ndeshjen e nesërme

Jurgen Klopp ka konfirmuar mungesën e dy mesfushorëve kryesor të skuadrës, Fabinho e Alcantara për ndeshjen ndaj Brighton.
Trajneri i Liverpoolit ka thënë se dy lojtarët nuk kanë lëndime serioze, por se nuk janë gati për ndeshjen e nesërme.
Klopp ka thënë se Keita është gati për lojë, pas lëndimit që pësoi ndaj Manchester United.
Liverpooli do të luaj ndaj Brighton në Premierligë në një muaj fantastik të rezultateve në të gjitha garat./Indeksonline/