Klopp kundër Superligës Evropiane: Njerëzit nuk janë të lumtur, unë i kuptoj

Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp nuk ka ndryshuar mendim në lidhje me Superligën Evropiane.
Klopp vazhdon të jetë kundër themelimit të këtij kompeticioni, transmeton Indeksonline.
Në një prononcim para ndeshjes me Leeds, Klopp u shprehë se ai dhe lojtarët nuk janë të përfshirë në asnjë proces.
“Unë nuk e kam ndryshuar mendimin(Klopp ishte deklaruar kundër në vitin 2019). Unë dëgjova për këtë dje. Ne nuk kemi shumë informacione. Është e vështirë, njerëzit nuk janë të lumtur dhe unë i kuptoj. Ne nuk jemi të përfshirë në asnjë proces, as unë apo lojtarët”, u shprehë ai.
Në vitin 2019, Klopp kishte dal kundër themelimit të një Superlige Evropiane, pasi sipas tij, Liga e Kampionëve është Superliga Evropiane./Indeksonline/