75 Mall Live Search
17:10 / E Premte, 12 Prill 2019 / indeksADMonline

Klopp: Kur është dita e Hazard, ai është më i fortë se Messi e Ronaldo!

Jurgen Klopp ka thënë se Eden Harzard në ditën e tij më të mirë është futbollisti më i mirë në botë. Trajneri gjerman e ka bërë këtë deklaratë në prag të sfidës me Chelsean.

Por, Klopp mendon se Liverpool e ka analizuar lojën e belgut dhe do të tentojë ta ndalojë.

“Nëse Hazard është në ditën e tij më të mirë është më i fortë se Messi e Cristiano Ronaldo. Kjo është arsyeja që unë e pëlqej Hazard, por edhe ia kam frikën. Do të përpiqemi që ai të mos shkëlqejë në atë ndeshje.

Do të përpiqemi të lexojmë lojën e tij, të ndalojmë çdo pasim dhe ta bllokojmë. Nëse luajm siç ne dimë, ne do të fitojmë, por Chelsea është skuadër shumë e rrezikshme” ka thënë Klopp./Indeksonline/