Klopp: Më pëlqeu veç pjesa e parë, pastaj ishte e çuditshme

Klopp ishte i kënaqur vetëm me pjesën e parë të takimit me lojtarët e Liverpoolit në sfidën ndaj Real Madridit.
Skuadra e Real Madridit ka deklasuar Liverpoolin në “Anfield”, duke fituar me rezultatin 2:5.
Pas ndeshjes foli trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp i cili dha opinionin e tij për ndeshjen.
“Fillimi ishte i jashtëzakonshëm. Me pak fjalë ishim ne. Ishte perfekt, ashtu siç donim të luanim. E gjithë pjesa e parë ishte e mirë krahas golave.
“Pasi rezultati u bë 2-3, ne nuk mund të ktheheshim më në rrugën e duhur. Duhet të luani si pjesa e parë për 95 minutat e plota, kur keni nevojë për rikthim. Në 3-2 ishte e kundërta. Ata u bënë më të sigurt dhe shënuan gola të mëdhenj. Njëri u devijua. Kështu është. Është e çuditshme. “E vetmja mënyrë që mund ta ngadalësoni pak lojën është të mbani topin. Ne e nisëm pjesën e dytë duke e humbur topin në momente të çuditshme”, përfundoi Klopp për BT Sports.