Klopp merret vesh me drejtuesit e Liverpoolit, bëjnë gati 100 milionë për yllin e Dortmundit

Jurgen Klopp ka arritur t’i bind drejtuesit e Liverpoolit që të transferojnë yllin e Dortmundit, Jude Bellingham në verën e ardhshme.
Sipas gazetës gjermane “Sport Bild”, Reds tani janë të gatshëm të joshin talentin anglez që të bashkohet me ta në Merseyside pasi që Klopp e bëri të qartë se do të ketë lëvizje të mëdha gjatë verës, shkruan Indeksonline.

Liverpooli duket se i ka ndarë rreth 100 milionë euro për futbollistin, por çmimi i tij mund të jetë edhe më i lartë, varësisht prej konkurrencës.
Besohet se Dortmundi, me të cilin Bellingham ka edhe tri vite kontratë do të kërkojë të paktën 150 milionë euro për shërbimet e tij.

19 vjeçari është nga lojtarët më të kërkuar të momentit pasi që është shndërruar në një mesfushor kyc te skuadra e Bundelsigës.
Gara për shërbimet e tij pritet të jetë shumë e nxehtë në fund të sezonit, me Manchester Cityn, Real Madridin dhe Chelsean në garë për të. /IndeksOnline/
