Klopp mesazh për tifozët para derbit me Interin!

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp para derbit me Interin ka thënë se është shumë e rëndësishme që të gjithë tifozët të jenë të pranishëm sonte në stadium, të kenë ekipin në zemrat e tyre.
“Është e rëndësishme që të gjithë që vijnë në stadium sonte, të kenë Liverpoolin në zemrat e tyre dhe të jenë gati të japin gjithçka që kanë për të siguruar kualifikimin. Nëse dikush ka qoftë edhe një përqindje të vogël të vetëkënaqësisë, ju lutemi qëndroni larg!”