Klopp: Mos më pyetni më për të, kur do e fus në lojë, iu tregoj vetë!
Jurgen Klopp ka thënë se ndihet i lodhur nga pyetjet e vazhdueshme që ka në media për rikthimin në fushë të Chamberlain.
Trajneri gjerman ka thënë se Chambo po stërvitet dhe është afër rikthimit, por që nuk e di saktë se kur do të kthehet në 100% të formës.
“Ai luajti një lojë ndaj Derby U23, dhe vëmendja ishte shumë e madhe. Të gjithë e duam rikthimin e tij, por kjo nuk varet nga ne. Tani e tutje këtë situatë do ta mbajmë më në hije. Ai do të stërvitet, kur të kthehet dhe të jetë gati të përfshihet përsëri, atëherë unë do t’ju informoj. Deri atëherë unë nuk do të flas për të” ka thënë Klopp./Indeksonline/
