21:10 / E Diele, 21 Prill 2019 / indeksADMonline

Klopp: Mund të kishim rrëshqitur

Trajneri i Liverpool-it, Jurgen Klopp, ka komentuar fitoren 2-0 të marrë në fushën e Cardiff-it.

“Mund të kishte qenë një lëkurë bananeje për në, mund të kishim rrëshqitur dhe e dinim. Djemtë u treguan të jashtëzakonshëm”, ka thënë gjermani për “BBC”. 

“Ndryshimi i kohës i bëri gjërat më të vështira. E dinim se duhej të tregoheshim të duruar dhe t’i bënim gjërat në mënyrën e duhur. Fusha ishte shumë e thatë dhe nuk ishte e lehtë të bëheshin pasimet”.

“Mënyra si i kemi shënuar golat ka qenë e mrekullueshme. Nuk ka dyshime për penalltinë, sepse ai e mbajti lojtarin tonë për pesë ose gjashtë minuta”. 

“Presioni? Unë flas për vete dhe nuk e kam ndier. Ne duhet t’i bëjmë gjërat siç dimë, nuk mund të ndryshojmë. Mentaliteti i lojtarëve është i jashtëzakonshëm. Është një sezon i vështirë, por edhe pozitiv për ne”, ka përfunduar Klopp.