75 Mall Live Search
17:28 / E Martë, 24 Shtator 2019 / indeksADMonline

Klopp: Në krahasim me Guardiolën më duket vetja vrasës serik

Jurgen Klopp u shpall trajneri më i mirë në Botë nga FIFA në mbrëmjen e së hënës që u zhvillua në Milano të Italisë.

Trajneri gjerman, i cili fitoi Ligën e Kampionëve me Liverpoolin e cilësoi vetën si një trajner pasionant, ku edhe e krahasoi vetën me rivalin e tij, Pep Guardiola.

Nuk më intereson se çfarë thonë njerëzit për mua, por e di që njerëzit besojnë se unë nuk jam shumë taktik sepse jam shumë pasionant për të qenë. Unë jam djali i emocioneve “, thotë ai në një intervistë te revista “442”.

Ai (Guardiola) është gjithashtu i animuar, por jo aq shumë. Ai duket më mirë se unë kur bërtas. Pep është gjithmonë i përsosur në trupin e tij, rrobat e tij … gjithçka është e përkryer. Kur unë ulërisë shoh veten time si një vrasës serik … Unë shpesh i shikoj foshnjat si kjo dhe filloj të qaj “.

Unë flas me lojtarët përgjatë gjithë javës. Ne përgatisim gjëra, u japim këshilla, u japim atyre informacion … Në një lojë është e vështirë të japësh shumë udhëzime sepse ka shumë zhurmë dhe loja po shkon shumë shpejt“, ka thënë ndër tjerash Jurgen Klopp.

Klopp është duke e drejtuar Liverpoolin në Premierligë me bilanc 100%, ku në gjashtë ndeshjet e para i ka të gjitha fitore. /IndeksOnline/