75 Mall Live Search
15:26 / E Premte, 28 Gusht 2020 / indeksADMonline

Klopp në panik, Liverpool pa gjashtë lojtarë kundër Arsenalit në finalen e “Community Shield”

Liverpooli nesër do të jetë pa gjashtë lojtarë në finalen e “Community Shield” nesër.

“The Reds” nesër për kundërshtarë do ta kenë skuadrën nga Londra, Arsenal, transmeton Indeksonline.

Jordan Henderson, Joel Matip, Alex Oxlade-Chamberlain, Harry Wilson, Xherdan Shaqiri dhe Divock Origi nuk do të jenë të gatshëm për nesër.

Në dyshime është edhe Alexander Arnold, i cili pati probleme me një lëndim ditët e fundit.

Kurse, Virgil Van Dijk do të jetë i gatshëm edhe pse pësoj një lëndim në miqësoren kundër Red Bull Salzburg./Indeksonline/