Klopp në telashe, ylli i skuadrës mungon në dy ndeshjet e ardhshme

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp e ka konfirmuar mungesën e futbollistit të Kombëtares së Hungarisë, Dominik Szoboszlai në dy ndeshjet e ardhshme.
Gjatë konferencës për media, trajneri gjerman tha se mesfushori do të mungoj në dy ndeshje, ndaj Arsenalit dhe Fulhamit, shkruan Indeksonline
Szoboszlai do të mungoj për shkak të një lëndimi muskolar dhe te stafi i Liverpoolit shpresohet se ai do të rikthehet pas 10 ditëve.
23-vjeçari gjatë këtij sezoni në Premier League ka zhvilluar 20 ndeshje, ka shënuar dy gola dhe ka bërë tre asiste./Indeksonline/