75 Mall Live Search
18:58 / E Mërkurë, 07 Shtator 2022 / A. M.

Klopp nervozohet me gazetarin në konferencë: Kjo pyetje është e turpshme!

Liverpool do të luajë sonte me Napolin në ndeshjen e xhiros së parë të Grupit A të Champions League me fillim nga ora 21:00.

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, po fliste për ndeshjen në një konferencë për shtyp, kur iu bë një pyetje që e zemëroi atë.

Gazetari e pyeti Kloppin, nëse e konsideronte Napolin një qytet të rrezikshëm dhe pyetjen e tij e arsyetoi pasi Liverpool shkroi në rrjetet sociale, nga ku paralajmëroi tifozët të kenë kujdes.

Kjo është një pyetje e turpshme, ndoshta doni të nxirrni diçka për titullin e tekstit tuaj. Nuk e kuptoj. Jeni nga Napoli? Mendoni se qyteti është i rrezikshëm? Unë shkoj në një hotel dhe jam i mbrojtur këtu, dhe ju më pyesni se çfarë mendoj për Napolin”, tha Klopp.