Klopp ngacmon Guardiolën: Duhet të luani poker

Ndeshja në “Ettihad” në mes të Manchester Cityt dhe Liverpoolit pritet të jetë vendimtare për fatin e titullit të Premierligës.
Me një barazim ose fitore, Reds do të shpallen kampion pas 30 vitesh.
Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp e ka komentuar këtë sfidë, shkruan Indeksonline.
Guardiola sugjeroi se ai mund t’i lërë disa nga lojtarët e tij kyç jashtë skuadrës për ndeshjen kundër Chelseat, ndërsa Klopp bëri shaka se trajneri i Cityt duhet të luajë poker.
“Çfarë? Ai e tha këtë? Pep… ndoshta ai do të duhej të luante poker”, ka thënë Klopp.
“Manchester City – është e pamundur të kem më shumë respekt sesa që kam tani për atë skuadër”.
“Mënyra se si ata luajnë futboll më pëlqen shumë. Ne jemi shumë të ndryshëm, ne duhet të jemi të ndryshëm. Nuk mund të jemi si Manchester City”.