75 Mall Live Search
10:00 / E Enjte, 02 Korrik 2020 / C E

Klopp: S’e kemi mbaruar, kërkojmë titullin edhe sezonin e ardhshëm

Jurgen Kloppi e bëri ëndrrën e tifozëve të Liverpoolit realitet duke e rikthyer titullin në Anfield pas tri dekadash.

Para ndeshjes me Manchester Cityn, tekniku gjerman ka thënë se ky nuk është fundi dhe kërkojnë titullin e sezonit të ardhshëm.

Manchester City, Chelsea dhe United do të jenë shumë të fortë sezonin e ardhshëm. Tottenham dhe Arsenal nuk do të flenë. Ose Leicester. Ne nuk do ta mbrojmë titullin, do të shkojmë për të fituar një tjetër. Ajo që kemi arritur është për librat e historisë. Është e vështirë, City është një skuadër super. Ne duhet të tregojmë se jemi gati për të”, ka thënë Kloppi.

Ai ka folur edhe për korridorin që do të krijojnë kundërshtarët për të uruar titullin, ku ka thënë se kjo nuk do të ishte e nevojshme. /IndeksOnline/