Klopp: Nuk ia paguaj Rodgersit qiranë e shtëpisë nëse nuk i nxjerr pikë City-t
Shpresat e Liverpoolit për titull janë vetëm te kundërshtari.
“Reds” kanë bërë detyrën me Huddersfieldin duke i shënuar pesë gola, megjithatë kjo mund të mos mjaftojë, pasiqë nuk është e gjitha në dorën e tyre.
Liverpool shpreson që City të mos bëjë të njejtën gjë, ndryshe titulli do të mungoj sërish prej pothuajse 30 vitesh.
Kundërshtari i ardhshëm i Manchester City-t është Burnley, megjithatë Klopp ka filluar të mendoj për ndeshjen e “Qytetarëve” ndaj Leicesterit, ku trajner është Brendan Rodgers, i cili poashtu është pronar i shtëpisë ku banon Klopp.
Siç raporton “Liverpool Echo”, Klopp ka marrë me qira shtëpinë e paraardhësit të tij dhe aty ndihet shumë mirë, por tani ka ‘kërcënuar’ se nuk do ta paguajë qiranë.
“Mund ta bëj? Në Gjermani nuk mund të bëhet, por nëse në Angli nuk është kështu ma thoni menjëherë”, ka thënë duke qeshur trajneri gjerman. Çfarë duhet të bëjë Rodgers për ta shmangur një gjë të tillë? Natyrisht, të mposhtë City-n, ose të marrë të paktën një barazim ndaj ekipit të Pep.
Gjithsesi, pronari i shtëpisë, siç ka bërë të ditur “Leicester Mercury” e ka marrë mirë: “E kam kuptuar se çfarë ka në mendje. Është një tip shumë simpatik dhe duhet të them se ka qenë një qiraxhi shumë i mirë. Nuk ka nevojë të kontrolloj, ka paguar gjithmonë në kohë”.
Sigurisht, nëse 6 majin e ardhshëm Leicester nuk do të marrë pikë në “Etihad”, ndoshta Klopp nuk do të jetë më aq i rregullt. /IndeksOnline/