21:35 / E Martë, 30 Prill 2019 / indeksADMonline

Klopp: Nuk kisha menduar se mund të bëjmë edhe pa Coutinhon

Trajneri i Liverpool Jurgen Klopp do të presë deri ditën e ndeshjes për të marrë vendimin e përfshirjes apo jo të Roberto Firmino-s në formacion.

“Firmino duket mirë deri tani, të mërkurën në drekë do të vendos për të.”

“Shpresojmë të luajmë mirë. Kur ata kanë topin, duhet të kesh shumë durim dhe të mos frustrohesh. Ata do të bëjnë shumë pasime dhe ne duhet ta pranojmë këtë gjë”.

“Megjithatë, kur të jetë momenti ynë, duhet të jemi një kërcënim i madh për ta. Barcelona është një ekip shumë i mirë. Kam parë kaq shumë ndeshje të skuadrave të tjera aty, por unë vetë nuk kam qenë ndonjëherë kundërshtar prandaj do të jetë interesante të testoj veten time ndaj tyre”.

Nuk duhet të harrojmë se edhe ne nuk jemi kundërshtari i ëndrrave për skuadrat e tjera. Do të bëjmë çmos për të fituar.”

Messi

“Ne e dimë se ai është atje, por nëse përqendrohemi vetëm tek ai, dhjetë të tjerët mund të vendosin lojën”.

Coutinho

“Unë kam dëgjuar histori të këqija në lidhje me të. Sigurisht që ne humbëm Coutinhon, por ne u munduam për të luajtur pa të. Kur dëgjova se ai ishte duke shkuar për Barcelonë kurrë nuk kisha imagjinuar unë mund të bëjmë edhe pa të.”