Klopp nuk mundi të flas me lojtarët pas ndeshjes për shkak të emocioneve

Trajneri gjerman, Jurgen Klopp nuk ka pasur mundësi që të flas mbrëmë me lojtarët pasi u shpallën kampion.
Ai kishte planifikuar të mbaj një fjalim për gjithë lojtarët, por për shkak të emocioneve nuk kishte mundur, transmeton Indeksonline.
Në një intervistë sot, ai ka shpjeguar emocionet e tij që i ka pasur pas ndeshjes.
“Nuk e di. Nuk isha në gjendje të flas, ishte një moment i mirë që jepja një fjalim për lojtarët pas 20-30 minutash pas përfundimit të ndeshjes por nuk isha në gjendje ta bëja. Nuk e di pse, kam qarë shumë mbrëmë, por tani jam mirë. Por mbrëmë nuk mund të mbaja një fjalim për djelmoshat, pasi askush nuk do të mund të më kuptonte. Kjo është pra, nuk ka arsye tjetër. Është moment i madh. Të jesh në këtë klub, kur ndodhin këto gjëra është fat. Është moment i mirë të jesh në Liverpool. Jam i lumtur që jam pjesë e kësaj”, u shprehë Klopp./Indeksonline/