Klopp nuk paraqitet në konferencë, asistenti i tij tregon lëndimet para finales ndaj Chelseat

Trajneri gjerman i Liverpoolit, Jurgen Klopp nuk është paraqitur në konferencë për media para ndeshjes ndaj Chelseat, finale e Carabao Cup.
Vendin e Kloppit në konferencë e zuri asistenti i tij, holandezi, Pep Lijnders, shkruan Indeksonline
Lijnders tregoi rreth lëndimeve që ka skuadra para ndeshjes finale ndaj Bluve të Londrës që zhvillohet gjatë këtij vikendi (e diel).
“Ne jemi duke monituruar situatën e Darwin Nunez, Mohamed Salah dhe të Dominik Szoboszlai, do të merret një vendim këto dy ditët e ardhshme”, u shpreh Lijnders
Kujtojmë që te Liverpooli të lënduar dhe që pritet të mungojnë zyrtarisht në finalen e “Wembleyt” janë: Alisson, Alexandr-Arnold, Diogo Jota, Jones, Matip dhe Thiago./Indeksonline/