11:29 / E Shtunë, 22 Korrik 2023 / Gj. Sh

Klopp paralajmëron transferime të reja gjatë javëve në vazhdim

Liverpuli nuk ka qënë shumë aktiv gjatë kësaj merkatoje.

“Redsat” deri më tani kanë bërë vetëm dy transferime, Alexis Mac Allister nga Brightoni dhe Dominik Szoboszlai nga RB Leipzig, shkruan IndeksOnline.

Në ndërkohë trajneri gjerman i Liverpulit, Jurgen Klopp, ka paralajmërur disa transferime të reja të cilat mund të vijnë gjatë ditëve të ardhshme.

“Ka kaq shumë gjëra për të bërë, dritarja e transferimeve është e hapur. Nëse dita ime do të kishte 28 orë, nuk do të ishte problem për momentin, unë mund t’i plotësoja lehtësisht me stërvitjen dhe gjithçka tjetë.

Kanë mbetur edhe tre javë e gjysmë deri në ndeshjen e parë të sezonit. Disa gjëra duhet të ndodhin para kësaj, sigurisht, edhe nga pikëpamja e tregut. Tani është e qartë dhe do të ndodhë. Duhet të hyjnë lojtarë të rinj, do të kemi një ekip të mire.”, ka deklaruar Klopp./IndeksOnline/