10:49 / E Diele, 01 Tetor 2023 / Gj. Sh

Klopp pas ndeshjes me Tottenhamin: Nuk kam parë kurrë padrejtësi si kjo

Jurgen Klopp ka reaguar ashpër ndaj gjyqtarëve pas ndeshjes me Tottenhamin, ku Liverpuli u mposht me rezultat 2-1.

Një gol i shënuar nga Luis Diaz i cili u anulua nga gjyqtaarët për pozit jashtë loje, kur rezultati ishte i barabartë 0-0, u bë temë diskutimi, shkruan IndeksOnline.

Pas ndeshjes edhe Organi i gjyqtarëve PGMOL (Professional Game Match Officials Limite) pranoi gabimin e teknologjisë VAR, duke e cilësuar një gabim të rëndësishëm njerëzor.

Tekniku gjerman pas ndeshjes tha se goli i Diaz ishte i rregullt dhe kësi padrejtësi nuk ka parë asnjëherë.

“Nuk kam qenë kurrë kaq krenar për ekipin tim. Unë nuk kam parë kurrë një ndeshje me kaq shumë episode të padrejta si kjo, u morën vendime të çmendura!

Shënuam një autogol që është i rëndë të gëlltitet, por jam krenar për të gjithë. Te kartoni i parë i kuq, Jones shkon drejt topit, nuk është një ndërhyrje aq e dhunshme.

Duket ndryshe kur e sheh me përsëritje, Jones ishte i pafat. Kartoni i parë i verdhë i Diogo Jotas nuk ishte kurrë i verdhë. Më pas e mori të dytin sepse mbrohet me tetë lojtarë pas tij.

Nuk kam parë kurrë një lojë më të padrejtë se kjo kundër Tottenhamit. Goli i Diaz nuk ishte i parregullt”, deklaroi Klopp pas ndeshjes.

Kujtojmë që Liverpuli luajti një pjesë të ndeshjes me dy futbollistë më pak, pasi Curtis Jones (26’) dhe Diogo Jota (69’), u përjashtuan me kartona të kuq./IndeksOnline/