23:22 / E Premte, 03 Maj 2024 / Gj. Sh

Klopp pas përplasjes me Salah: Nuk mendoj se duhet të flas për të, nuk është më subjekti im

Trajneri i Liverpulit, Jurgen Klopp dhe Mohhamed Salah, kishin një përplasje javën e kaluar gjatë ndeshjes me West Hamin.

Ende nuk dihet cila ishte arsyeja e atij debati të zjarrtë, e cila morri vemendjen e mediave, shkruan IndeksOnline.

Një javë më pas, tekniku gjerman foli për rastin në fjalë dhe të ardhmen e Salah.

Klopp tha se ai nuk do të flas për këtë çeshtje, pasi ajo është në dorën e drejtuesve të klubit.

“Nuk është më subjekti im. Unë nuk mendoj se duhet të flas për të, të tjerët do të vendosin atë, sidomos Mo. Ato vendime do t’i marrin njerëzit e tjerë.”, deklaroi Klopp./IndeksOnline/