75 Mall Live Search
21:38 / E Enjte, 09 Gusht 2018 / indeksADMonline

Klopp pazarxhi i mirë, sapo e largoi një sulmues tepricë

Jurgen Klopp është “mbreti” i afatit kalimtar të verës. Trajneri i Liverpoolit i ka blerë ata që i synonte, ndërsa ka mbajtur të gjithë yjet e skuadrës.

Në minutat e fundit të afatit kalimtar, trajneri gjerman e ka larguar sulmuesin anglez, Danny Ings.

Lojtari që vuante me lëndime në tre vitet e fundit është huazuar te Sauthampton.

Nëse kjo skuadër do shërbimet e tij, atëherë duhet t’i paguaj 20 milionë funta Liverpoolit./Indeksonline/