75 Mall Live Search
11:09 / E Hënë, 24 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Klopp për ardhjet potenciale: Dera është e hapur

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp thotë se është i gatshëm ta bëjë ndonjë transferim në janar nëse kjo është e nevojshme.

Liverpooli luan në periudhën festive me një distancë prej 4 pikësh nga vendi i dytë, Manchester City, pas një fillimi pa humbje në këtë sezon.

Alex Oxlade-Chamberlain mungon që prej shumë kohësh dhe ende nuk dihet data e rikthimit të tij.

Kurse, Joe Gomez dhe Joel Matip (të lënduar), priten të rikthehen që prej 1 janarit, transmeton IndeksOnline.

Nuk ka pasur spekulime të shumta në ”Anfield”, por pas impaktit që Virgil van Dijk bëri që prej ardhjes së tioj në janar, Klopp mund ta bëjë edhe ndonjë lëvizje deçizive në janar.

Dhe kur u pyet për mundësinë e transferimeve, Klopp zbuloi se ai është i përgatitur të reagojë nëse ka nevojë.

”Jam shumë i lumtur me atë që kam, por siç kam thënë edhe më parë, nuk e dimë”.

”Ne e kemi derën e hapur sepse nëse ndodhë diçka, atëherë duhet të shikojmë. Nëse diçka dramatike ndodhë, atëherë duhet të reagojmë”, tha Klopp./IndeksOnline/