75 Mall Live Search
11:43 / E Premte, 14 Prill 2023 / B O

Klopp për blerjen e Bellingham: Kjo është sikur të thoni se një 5 vjeçar e dëshiron një Ferrari për Krishtëlindje!

Jurgen Klopp e ka pranuar sot se Liverpooli nuk është në garë për blerjen e Bellingham. Trajneri i Liverpoolit e ka thënë këtë me një batutë.

“Duhet të punoni me atë që keni. Kjo është sikur të thoni se një 5 vjeçar po kërkon një Ferrari dhuratë për Krishtëlinde. Ka momente kur duhet të pranoni se nuk është e mundur dhe duhet të largoheni që të bëni gjëra të ndryshme” ka thënë Klopp.

Bellingham kishte qenë në krye të listës së dëshirave të Liverpool për 18 muaj dhe Klopp madje e kishte lavduar lojtarin në Botëror duke e quajtur si të jashtëzakonshëm./Indeksonline/