23:59 / E Enjte, 24 Shtator 2020 / indeksADMonline

Klopp për Shaqirin: Kishte një ndeshje fantastike, kisha firkë se po lëndohej

Liverpooli arriti ta mposhtë skuadrën e Lincol në kuadër të EFL Cup me rezultatin final në 2:7.

Gol të bukur në këtë ndeshje shënoi edhe mesfushori kosovar, Xherdan Shaqiri, ku u lavdërua shumë nga Klopp pas ndeshjes, shkruan IndeksOnline


Klopp pas ndeshjes foli për Shaiqri, i cili u shpreh shumë i lumutr me lojën e tij sot.

“Shaqiri kishte një super ndeshje” “Ai luajti në një pozicion jo mjaft të njohur, por pak më thellë në mesfushë – ai bëri vërtetë një paraqitje të mirë.

“Ishte faji im [ai u zëvendësua] – kisha frikë se ai e shtrembëroi kyçin e këmbës pak, por ishte plotësisht mirë, nuk ishte absolutisht asgjë – ai thjesht e preku atë dy herë, por mendoj se ishte mirë që e largova.

“Por ai luajti një ndehsje të mirë, vërtet të mirë. Goli i tij nga gjuajtja e lirë ishte fantastik”.

“Nuk ka dyshim për cilësinë e Shaqirit – kurrë nuk ka pasur dyshime. “Për momentin gjithçka duket me të vërtetë mirë dhe duket vërtetë premtues, kështu që ne do të shohim”, tha Klopp.