13:54 / E Premte, 03 Shkurt 2023 / B O

Klopp për shpenzimet e Chelsea-t: S’e kuptoj si është e mundur, s’flas pa prezencën e avokatit

Skuadra angleze Chelsea ka bërë një merkato me të vërtetë të jashtëzakonshme këtë janar, duke shpenzuar mbi 380 milionë dollarë.

Lidhur me shpenzimet enorme, sidomos për një merkato dimri, menjëherë kanë filluar pikëpyetjet nga rivalët tjerë.

I pyetur rreth kësaj cështje, trajneri i Liverpool-it, Jurgen Klopp ka bërë një reagim interesant.

Se cfarë mendimi ka për shpenzimet e klubit londinez, gjermani tha se “nuk jep përgjigje pa prezencën e avokatit të tij”.

“Nuk e kuptoj këtë pjesë të biznesit, është një numër i madh. Ata janë të gjithë lojtarë mjaft të mirë, kështu që urime. Nuk e kuptoj si është e mundur, por nuk më takon mua ta shpjegoj”. /IndeksOnline/