Klopp për takimin ndaj Burnleyt: Ata luajnë në mënyrë specifike dhe unë i respektoj!

Jurgen Klopp thotë se ekipi i tij është gati që nesër të takohen me Burnleyn.
Nesër me fillim nga ora 21:00, do të zhvillohet takimi ndërmjet Liverpoolit dhe Burnleyt, duel ky në kuadër të xhiros së18’të në Premierligë, shkruan IndeksOnline
Tekniku gjerman thotë se skuadra e Burnleyt luajnë në mënyrë specifike dhe se ai ka shumë respekt për ta.
“Ata luajnë në mënyrë specifike dhe unë më të vërtetë i respektoj ata. Ata luajnë ashtu për vitet me radh dhe janë në gjendje të japin gjithçka nga vetja”, tha ai.
Kujtojmë se aktualisht Liverpooli zë vendin e katër në tabelë me vetëm 34 pikë.