75 Mall Live Search
11:51 / E Premte, 04 Shkurt 2022 / B O

Klopp për transferin e ri: S’e kam parë ende, por historia e tij flet vet

Jurgen Klopp ka folur për herë të parë për transferin e ri, Luis Diaz. Trajneri i Liverpoolit ka thënë se ende nuk e ka takuar yllin kolumbian, por e di mirë se çfarë aftësish ka.

“Nuk e kam takuar ende. Por, e kam përcjellur një kohë të gjatë. Historia e tij e deritanishme është e veçantë. Më pëlqen ajo. Tani ai është njëri prej nesh. Mezi presim ta mirëpresim këtu. Ardhja e tij do na ndihmon të luftojmë në të gjitha frontet. Strategjia jonë është të nënshkruajmë me lojtarët e duhur në momentin e duhur” ka thënë Klopp./Indeksonline/