75 Mall Live Search
12:06 / E Enjte, 14 Mars 2019 / indeksADMonline

Klopp për Van Dijk: Mund të shkruaj libër për të, s’e besoni çfarë lojtari është!

Jurgen Klopp nuk po gjen fjalë ta përshkruaj qendërmbrojtësin e Liverpoolit, Virgil Van Dijk.

Trajneri gjerman ka thënë se vetëm ata që punojnë me të i dinë aftësitë e holandezit dhe se për të do të ishte në gjendje të shkruante një libër.

“Nuk gjej dot fjalë të flas për të. Mund të shkruaj një libër për aftësitë e Van Dijk. Është aq i fuqishëm, stabil, i mençur. Mbi të gjitha një person fantastik. Nuk kam parë kurrë njeri kaq të ri, por kaq të matur e të fuqishëm. Është më shumë se perfekt” ka thënë Klopp./Indeksonline/