75 Mall Live Search
15:28 / E Diele, 26 Prill 2020 / indeksADMonline

Klopp përpqiet t’ia mbush mendjen Mbappes, për një transferim tek Liverpooli

Sulmuesi francez i Paris Saint-Germain është sigurisht emri më i rëndësishëm që qarkullon në merkato. Kampioni i botës me Francën pëlqehet, dhe shumë, jo vetëm nga Real Madrid.

Sipas Le10sport, Liverpool është vënë në lëvizje në një mënyrë origjinale. Trajneri i anglezëve, Jurgen Klopp, duket se ka kontaktuar ‘klanin e Mbappe’, mes të cilëve babanë Wilfried për ta bindur lojtarin të bashkohet me Të Kuqtë.

Liverpool po mendon për yllin e PSG-së në rast të shitjes së Sadio Mane. Edhe në operacionin që përfshin senegalezin, duket se është në mes Real Madrid, pretendenti kryesor pikërisht për Mbappe, kontrata e të cilit me Parisin skadon në vitin 2022./IndeksOnline/