75 Mall Live Search
11:13 / E Enjte, 05 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Kloppi prezanton listën për Kupën e Botës, ky është vendimi për Xherdanin e Shaqirin

Liverpooli do të udhëtojë në Katar për Kupën e Botës për Klube, që do të zhvillohet nga 11-21 dhjetor.

Jurgen Kloppi ka zgjedhur listën prej 23 lojtarëve që do të udhëtojnë në Lindjen e Mesme, shkruan Indeksonline.

Xherdan Shaqiri do të udhëtojë me skuadrën për të kërkuar titullin e dytë botëror, pasi e ka fituar një herë me Bayernin më 2013.

Kjo është lisat e Liverpoolit për dy ndeshjet që do t’i zhvillojë në Katar: Alissoni, Van Dijku, Wijnaldumi, Lovreni, Milneri, Keita, Firmino, Mane, Salahu, Gomezi, Adriani, Hendersoni, Oxlade-Chamberlaini, Lallana, Lonergani, Shaqiri, Brewsteri, Robertsoni, Origi, Jonesi, Alexander-Arnoldi, Elliott, Williamsi.

Liverpooli njëkohësisht do të luajë edhe në Kupën EFL, ku do të paraqitet me skuadrën e re, drejtuar nga Neil Critchley. /IndeksOnline/