08:37 / E Shtunë, 13 Shkurt 2021 / Blerim

Klopp pritet të marr vendimin e madh për Kabak dhe Ben Devies

Sot me fillim nga ora 13:30 do të zhvillohet takimi ndërmjet Leicesterit dhe Liverpoolit, duel ky në kuadër të xhiros së 24’të në Premierligë.

Trajneri i Liverpoolit foli para kësaj ndeshje, ku la të kuptohet se si shkaka i mungesave në mbrojtje mund të fillojë me transferimet e reja, Ozan Kabak dhe Ben Devies, shkruan IndeksOnline

Trajneri gjerman tha se kohët e fundit dy lojtarët janë dukur mjaft mirë dhe mund të luajnë kundër Leicesterit:

“Ata po bëjnë gjithçka që duhej bërë. Ata po bëjnë më të mirën për t’u përshtatur me planin tonë të lojës. Të dy Ozan dhe Ben janë të qetë dhe shumë të gatshëm për të mësuar. Ata bëjnë përpjekje të mëdha për t’u përshtatur. Përsëri, kjo është një sjellje shumë e rëndësishme. Nëse ata janë të dy në fushë. Ne kemi nëntë lojtarë të tjerë që janë mësuar me atë që bëjmë. Gjithçka është në rregull deri më tani dhe tani duhet të presin për një vendim”, tha Klopp.

Liverpool, në javën e 24-të të Premierligës, është në vendin e 4 me 40 pikë.