75 Mall Live Search
15:57 / E Diele, 03 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Klopp pritet t’i besoj Shaqirit edhe ndaj West Hamit

Lideri i Premier Ligës, Liverpool do të takohet me West Ham United në ndeshjen e fundit të javës së 25-të, në London Stadium.

“Reds” barazuan 1-1 javën e kaluar kundër Leicesterit, dhe nuk e shfrytëzuan mundësinë për tu shmangur 7 pikë nga Manchester City. Lajm i mirë për Jurgen Klopp është rikthimi i James Milner nga suspendimi, që mund të inkuadrohet në krahun e djathtë të mbrojtës në vend të Trent Alexander-Arnold që është ende i lënduar, sikurse Joe Gomez.

Ndërsa te West Ham United trajneri Manuel Pellegrini do ta ketë në dispozicion sulmuesin Marko Arnautovic që ka pësuar një lëndim në ndeshjen e kaluar por do të jetë i gatshëm.

Sa i përket dueleve direkte mes dy skuadrave, Liverpooli ka dominuar viteve të fundit, duke fituar 4 ndeshjet e fundit duke shënuar nga 4 gola në secilën ndeshje. Formacionet e mundshme janë këto:

West Ham:

Fabianski; Zabaleta, Diop, Ogbonna, Masuaku; Snodgrass, Noble, Rice, Anderson; Antonio, Carroll

Liverpool:
Alisson; Milner, Matip, Van Dijk, Robertson; Henderson, Ëijnaldum; Shaqiri, Firmino, Mane; Salah.