Klopp pyetet se a do të largohet nga Liverpooli nëse s’fiton asgjë këtë sezon
Liverpooli i Jurgen Klopp është në krye të renditjes tabelare në Premier League – dhe trajneri gjerman nuk dëshiron të flasë për të ardhmen.
Derisa kontrata e tij skadon pas katër vitesh, ish-trajneri i Dortmundit ka refuzuar të flasë për planet e tij për të ardhmen.
Duke folur për Sky Sports, Klopp tha: ”Unë dua të të mendoj kaq larg. Nëse ju e shkruani këtë tashmë, shumë njerëz do të flasin. Çdo gjë po shkon mirë në këtë moment, por ende, ‘Klopp s’ka fituar asgjë”.
”Nuk kam fituar ende asgjë, kjo është e vërteta, ne nuk kemi për të menduar për vitin 2022, është rrugë e gjatë deri atëherë”.

Tutje, Klopp i është adresuar zërave se përkundër shkëlqimit të fundit, skuadra e Liverpoolit nuk ka fituar ende asnjë titull, transmeton IndeksOnline.
”Në verë, do të ketë njerëz që thonë se koha më e mirë për mua të largohem”.
”Janë kohëra të mira, por 2022 është ende larg dhe unë nuk duhet të mendoj për këtë”, theksoi Klopp.
Trajneri gjerman shpreson që skuadra e tij ta vazhdojë progresin e skuadrës së tij edhe në vitin 2019./IndeksOnline/