Klopp: Shaqiri po ia sheh sherrin muskujve të mëdhenj
Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka dhënë detaje rreth gjendjes së Xherdan Shaqirit, i cili po mungon në ndeshjet e fundit për shkak të lëndimit.
Klopp ka potencuar se kosovarit i duhet më shumë kohë për t’u rikuperuar, pasi muskujt e tij të mëdhenj kanë nevojë për më shumë rehabilitim.
“E kam takuar Shaqirin sot në mëngjes dhe kam biseduar me të. Do të nevojitet edhe pak kohë derisa të kthehet,” u shpreh ai.
“Muskujt e mëdhenj, fatkeqësisht, i duhet pak më shumë kohë për t’u shëruar.”