15:51 / E Shtunë, 15 Qershor 2019 / indeksADMonline

Klopp shkon ta festojë ditëlindjen në vendin e bossave

Jurgen Klopp feston nesër ditëlindjen e 52-të. Trajneri gjerman që për shumë njohës vlerësohet si më i miri në botë aktualisht ka vendosur të dëfrehet, të harxhojë dhe të fitojë para në kazinot e Las Vegas.

Trajneri gjerman ka disa ditë që ka zgjedhur Las Vegasin për të provuar fatin e tij, ndërsa nesër thuhet se ka bërë një rezervim special në një nga kazinot më të famshme në botë që ndodhet pikërisht në Las Vegas.

Te Liverpooli ka festë edhe sot ngase ylli i skuadrës, Mohamed Salah feston ditëlindjen e 27-të./Indeksonline/