75 Mall Live Search
23:40 / E Mërkurë, 30 Tetor 2019 / indeksADMonline

Klopp shumë i kënaqur me futbollistët e rinj, ia kanë bërë një “hile” te penalltitë

Jurgen Klopp ka qenë shumë i lumtur nga ndeshja e të rinjve që kishte zgjedhur të aktivizonte dhe nuk i ka kushtuar shumë rëndësi golave të pësuar.

“Bëmë disa gabime dhe kishte momente që ishim shumë të hapur në prapavijë. Mund të flasim për taktikat, por kujt i intereson në këtë moment. Nuk më interesojnë golat e pësuar, shpresoja që djemtë të luanin një ndeshje të paharrueshme, dhe atë bënë”.

“Portieri Kelleher është një talent i madh. Mbrojtësi i djathtë Williams ka bërë një ndeshje të madhe, mbase nuk e kishte parashikuar se do të luante sot”.

Jones…Nuk ishte vendimi im që ai të gjuante penalltinë e fundit, diçka ka shkuar gabim aty. Kur pash listën, Origi ishte i fundit, por do ta kenë ndryshuar”, ka thënë Klopp.

/IndeksOnline/