21:25 / E Diele, 20 Tetor 2019

Klopp si Ismet Munishi, i pa kënaqur me gjyqtarin

Manchester United dhe Liverpool e mbyllën në një barazim 1-1, derbin e luajtur ditën e sotme mes tyre.

Rashford shënoi për United, ndërsa Lalana ka barazuar për Liverpoolin.

VAR mund të themi se ishte protagonist i kësaj ndeshje, pasi anuloi një gol të “Reds” dhe akordoi si të rregullt golin e Rashfordit, vendime që nuk kanë kënaqur Kloppin.

Gjermani ka folur pas ndeshjes për “Sky Sport”, duke dhënë mendimin e tij për këtë ndeshje.

Rezultati ishte i mirë, nuk ishte ajo që donim para ndeshjes, por mënyra se si u zhvillua, unë ndjej se duhet të jemi të lumtur. Ne patëm momente të mira në pjesën e dytë, por nuk më pëlqeu gjysma e parë, sepse ne i dhamë atyre mundësinë për të bërë atë që ata donin. Ne i lejuam ata të ishin agresivë dhe të fitonin duele kudo”, shprehet Klopp.

 “Ata ishin më të mirë se ne dhe mbrojtën mirë, por  shënuan një gol që tregon të gjitha problemet  VAR-it. Atkinson lejoi që ndeshja të zhvillohej sepse ky është protokolli i VAR, dhe VAR tregon se kishte kontakt dhe ishte një faull. Pothuajse gjithçka shkoi kundër nesh sot, por ne nuk humbëm. Ne e merituam pikën, 100 %”, tha ndër të tjerash trajneri. /IndeksOnline/