75 Mall Live Search
13:33 / E Premte, 20 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Kloppi “tallet” me Flamengon para finales

Trajneri i Liverpoolit , Jurgen Klopp, ka përshkruar “dallimet masive” midis opinionit të Amerikës së Jugut dhe Evropës në fitimin e Botërorit për klube para finales të së shtunës me klubin brazilian, Flamengo, në Katar.

Tekniku gjermani beson se futbollistët e Flamengos do të “trajtohen si heronj” dhe do të shijojnë “një festë të madhe” nëse ata fitojnë trofeun, ndërsa Liverpooli duhet të kthehet në shtëpi dhe të luajë Leicester City pastaj, duke lënë të nënkuptohet se ky trofe nuk është fort i rëndësishëm për ta, përcjell Indeksonline.

Klubet e Amerikës së Jugut kanë vendosur gjithmonë një rëndësi më të madhe në fitimin e turneve globale, në krahasim me një qëndrim indiferentizmi në Evropë, diçka që Kloppi e pranoi në prag të lojës./Indeksonline/