Klopp: Të kesh këta lojtarë në ekip, është sikur të kesh një Ferrari në garazh

Jurgen Klopp është shprehur tejet i lumtur me ekipin për fitoren ndaj Sauthampton.
Trajneri gjerman ka thënë se të kesh në skuadër këta futbollistë, është sikur të kesh një Ferrari në garazh.
“Jam shumë i kënaqur me performancën, është mjaft prekëse. Është sikur… wow, të kesh këta djem është si të kesh Ferrari në garazh. I futa në fushë nga banka rezervë, por më impresionuan. Nuk e di kur ka luajtur Elliot për herë të fundit. Curtis nuk ka startuar që një kohë. Minamino është një krim që nuk luan më shpesh” ka deklaruar Klopp./Indeksonline/