13:33 / E Premte, 14 Shtator 2018 / indeksADMonline

Klopp thumbon Nevillen pas komenteve të fundit – dhe është befasi

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka thumbuar Gary Neville pasi ish-mbrojtësi i Manchester United ka deklaruar për The Times se ”Të Kuqtë” duhet të pëqendrohen në Premier League dhe ta lënë anash Champions Leaguen.

Liverpooli nuk e ka fituar titullin e kampionit në Angli që nga viti 1990 dhe që nga viti 2012 nuk ka fituar asnjë titull tjetër.

Ndërkohë, Klopp ka deklaruar se do ta drejtojë skuadrën e tij drejt fitoreve në të gjitha ndeshjet dhe në të gjitha garat.

Andaj, Klopp ka kërkuar nga Neville t’i tregojë se si do të funksiononte kjo, transmeton IndeksOnline.

Liverpool news: Jurgen Klopp was perplexed

”Si duhet të funksionojë kjo? Çfarë ne duhet të bëjmë? Të mos luajmë në Champions League apo çfarë?”.

”Gary duhet të vijë tek unë dhe të më tregojë se si shkon kjo punë”.

”Si mund të përgatitni për një ndeshje kur ju nuk fokusoheni në të”.

”Ti bjeri fëmijët tuaj në Champions League dhe kjo do të jetë atraktive”, u shpreh Klopp./IndeksOnline/