Klopp tregohet realist: Me këto rezultatet nuk mund të shkojmë në Ligën e Kampionëve

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka folur për skuadrën e tij që nuk po qëndrojnë mirë në tabelën e Premierligës.
Liverpooli aktualisht ka vendin e gjashtë në tabelë me 54 pikë të grumbulluara gjë që i shkakton atyre telashe për kualifikimin në Ligën e Kampionëve, shkruan IndeksOnline
Pra, një gjë të tillë e pranon edhe vet tekniku, Jurgen Klopp i cili thotë se me këto rezultate fare lehtë mund të jesh jashtë Championsit.
“Ne duam ta meritojmë Ligën e Kampionëve, nuk duam të jemi të pacipë dhe të hyjmë disi, ne duam ta fitojmë atë dhe me këto rezultate nuk e fitoni. Për momentin ndihet vërtet afër të qenit i papranueshëm, por gjithsesi duhet ta pranojmë”, tha Klopp.