75 Mall Live Search
18:56 / E Premte, 23 Dhjetor 2022 / Gj. Sh

Klopp tregon a do ta transferoj Liverpuli Bellinghamin

Tanimë nuk është sekret interesimi serioz i Liverpoolit në mesfushorin e Borussia Dortmundit, Jude Bellingham.

Gjiganti anglez dëshiron me çdo kusht të bëjë përforcime në skuadër, dhe reparti i mesfushës është ai i cili Liverpooli po çalon, raporton KosovaPress.

Jude Bellingham është objektivi kryesorë i Liverpoolit, por që si opsion janë edhe Enzo Fernandez e Sofyan Amrabat.

Raportohet se Liverpooli e dëshiron me çdo kusht Bellinghamin, ndërsa i pyetur nëse ylli anglez mund të transferohet këtë janar në “Anfield Road”, Jurgen Klopp u përgjigj kështu:

“Jam personi i gabuar për tu pyetur nëse Jude mund të transferohet në janar. Merkatoja e janarit? Ne jemi duke shikuar dhe nëse ndodh diçka, do të shohim. Nga aspekti sportiv, ne jemi gjithmonë të përgatitur”, tha Klopp.