09:31 / E Shtunë, 02 Mars 2024 / Gj. Sh

Klopp tregon edhe sa do të mungoj Salah

Mohamed Salah ende nuk është i gatshëm të luaj për Liverpulin.

Jurgen Klopp ka thënë se sulmuesi egjiptian nuk do të luaj në ndeshjen e sotme kundër Nottingham Forestit, shkruan IndeksOnline.

Salah ka pësuar një lëndim në tendinën e gjurit derisa ishte duke luajtur me Egjiptin në Kupën e Kombeve të Afrikës, në janar, dhe ka luajtur vetëm një herë që atëherë.

Tekniku gjerman shpreson që 31-vjeçari të jetë i gatshëm në ndeshjen e mesjavës, ku luan kundër Slavia Pragës në Evropa Ligë, përpara se të luaj derbin ndaj Manchester Cityt tre ditë më vonë.

“Unë nuk mendoj se Salah është shumë larg kthimit, por ai nuk do të jetë atje nesër. Mendoj se ai patjetër duhet të kthehet javën e ardhshme, por nuk është ende gati,”, deklaroi Klopp gjatë konferencës për media./IndeksOnline/