Klopp tregon nëse do të bëhet trajner i Gjermanisë

Jurgen Klopp shikohet nga tifozët gjermanë si pasuesi ideal i Joachim Low në stolin e Gjermanisë, madje fansat kërkojnë shkarkimin e menjëhershëm të teknikut aktual dhe emërimin në stol të trajnerit të Liverpool.
Por për momentin një lëvizje e tillë duket e pamundur dhe diçka të tillë e ka konfirmuar edhe njëherë tjetër Jurgen Klopp, i cili në një intervistë ka nënvizuar se është shumë i lumtur te Liverpooli dhe dëshiron të vazhdojë punën me The Reds.
“Kombëtarja gjermane? Mendoj se kjo është një nga pyetjet që i jam përgjigjur më shpesh në jetën time. Në të ardhmen mbase, por jo tani. Nuk kam kohë, pasi e kam një punë, e cila është mjaft intensive. Nuk jam i sigurt nëse dikush më ka kërkuar, por nëse ata nuk e dinë unë jam trajneri i Liverpool. Edhe pse nuk po kalojmë një moment të mirë sërish më pëlqen që jam këtu. Nuk po kërkoj për një sfidë të re, pasi kam mjaft këtu”, deklaron gjermani.
Klopp shkëputi një mendim edhe për rinovimin e Pep Guardiolas me Manchester City-t, rinovim që ka lidhje me qëndrimin e gjatë të gjermanit te Liverpool.
“Guardiola? Ju mendoni se ai nënshkroi një kontratë të re për shkakun tim? Më pelqen! Jam i lumtur që Pep rinovoi, por kam frikë se nuk do të jetë një përballje mes nesh dhe për shumë kohë. Ndërkohë Lampard dhe Chelsea po formojnë një ekip të bukur si dhe United nuk do të qëndrojnë për shumë kohë aty ku janë. Edhe Arsenal po bën të njëjtën gjë, por këtë vit është Tottenham shumë i rrezikshëm. Leicester është gjithmonë aty si dhe Wolves po tregojnë karakter. Shikoj shumë rivalitet dhe të gjithë janë një kërcënim për ne”, përfundon Klopp.